showbiz

Martesa e vajzës së Jozefina Topallit, vjen veprimi i papritur i Kiara Titos dhe Luiz Ejllit (FOTO LAJM)

Ka qenë një foto në dasmën e vajzës së Jozefina Topallit, që Mario Deda ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, e cila me sa duket ka zemëruar së tepërmi Luiz Ejllin. Emri i Marios u rishfaq në fakt kohëve të fundit për hir të marrëdhënies së ngushtë mes dy djemve shkodranë, përgjatë kohës kur Luizi ishte banor i “Big Brother”.

Por, si duket, Luizi nuk e ka pritur mirë faktin që një nga miqtë e tij më të ngushtë të ishte i pranishëm në dasmën e ish-së fejuarës së tij. Zemërimi i Luizit ka shkuar aq larg sa jo vetëm vetë që e ka fshirë Marion nga shoqëria në rrjetet sociale, por mësohet se edhe Kiara ka bërë të njëjtin veprim.

Të lidhura

None found

Për shumë kohë u fol se Mario Deda ishte një nga shokët më të ngushtë të Luiz Ejllit. Të paktën kështu deklaroi fituesi i “Big Brother Vip”, teksa ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, është “zhdukur” nga lista e miqve të Luizit dhe Kiarës.

Nuk dihet nëse shkak është bërë ngjarja e fundit ku Mario ka marrë pjesë, dasma e vajzës së politikanes Jozefina Topalli, Margerita. Ajo ka kurorëzuar dashurinë në martesë me partnerin e saj, me të cilin ka dhe dy fëmijë dhe mes të ftuarve ka qenë dhe Mario Deda.

Ky i fundit ka ndarë një foto me nusen në llogarinë e tij në “Instagram”. Por fansat dhe ndjekësit e zjarrtë të çiftit Luiz dhe Kiara kanë ndjekur reagimet që do të pasonin, duke arritur të kapin “lajmin” e radhës. Sipas tyre, Mario është zhdukur nga lista e personave që Luizi dhe Kiara ndjekin në “Instagram”, por nuk dihet nëse shkak është bërë dasma apo pas përfundimit të “Big Brother Vip” shokët janë larguar nga njëri-tjetri. Megi dhe Luizi kanë pasur një lidhje 10-vjeçare shumë vite më parë, siç ka deklaruar vetë ky i fundit publikisht.

të fundit

Dinamo me vetëm një fitore në 7 ndeshje, zëvendëstrajneri Renaldo Kalari: E pabesueshme që shpërdorojmë kaq shumë raste!

Renaldo Kalari Dinamo po çalon në rezultatet e fundit [...]Read More...

2 minutes ago

Ronaldo arrin golin e 986-të në karrierë, por gabon nga penalltia vetëm katër minuta më pas

Cristiano Ronaldo ka vazhduar ndjekjen e objektivit historik prej 1.000 golash në karrierën profesionale, duke realizuar golin e 986-të, por…

4 minutes ago

Rikthimi i lobimit në SHBA pas dy vjetësh: A do të sjellë “Ballard Partners” rezultatet e pritura për Kosovën?

Pas më shumë se dy vjetësh pa kompani të angazhuar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova i…

7 minutes ago

SPAK nis hetimet ndaj Elisa Spiropalit, kallëzimi përfshin bashkëshortin dhe tre të tjerë

SPAK ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi të depozituar ndaj deputetes socialiste Elisa Spiropali. Në materialin kallëzues ngrihen…

7 minutes ago

Ambasada e Polonisë në Maqedoninë e Veriut dhuron pajisje mjekësore për sallën operative të Spitalit të Koçanit me vlerë 47 mijë euro

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, me rastin e donacionit nga programi „Polish Aid“,…

15 minutes ago

Një gol vendimtar i mjaftoi Elbasanit, Hektor Idrizaj zbulon çelësin e suksesit ndaj Dinamos dhe bën shaka me trajnerin

Hektor IdrizajElbasani siguroi një fitore minimale përballë Dinamos, duke iu falur golit të Mazarit në të 85-tën minutë për tre…

16 minutes ago