Marrëdhënie intime në “BBV”? Megi Pojani vë në siklet Sara Gjordenin, si përgjigjet ajo

Sara Gjordeni, në një intervistë për “MeKast”, u shpreh se raporti me Bardhin është përforcuar pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Ish-konkurrentja tha se tani jetojnë bashkë në shtëpinë e saj, ndërkohë që Megi Pojani nuk i kurseu pyetjet pikante. A bëhet seks në “Big Brother VIP” dhe çfarë bëjnë banorët për t’u çliruar seksualisht, pyeti moderatorja.

Megi: Bëtë gjë brenda Big-ut?

Sara: Jo

Megi: Unë nuk të besoj

Sara: Pashë një video, por njerëz, nuk kemi kryer marrëdhënie seksuale

Megi: Një aksion tjetër atëherë, mbase jo seks i mirëfilltë

Sara: Çfarë je duke aluduar Megi? Bardhi është shumë i sikletosur me këto gjëra

Megi: Po ti e ke ngacmuar pak?

Sara: (qesh) pse e prisni nga unë këtë gjë, ndoshta ngaqë jam ekspresive.

Megi: Çfarë bëjnë për t’u çliruar seksualisht banorët? Mendon që në krevat…

Sara: Ndoshta

Megi: Po ku fshihen

Sara: Nën jorgan

Megi: Seriozisht? Keni dëgjuar gjë?

Me çiftin tjetër kishim një distancë të largët

Megi: Mendon se kanë bërë gjë?

Sara: Nuk e di


Shtuar 16.03.2024 14:33