Aktorja Suela Prendi, e cila u bë e njohur në ekran në imitimin e Selin, banores së “Big Brother VIP”, në programin e humorit “Portokalli”.
Ajo zbuloi se mamaja e Selin dhe shoqja e banores i kanë shkruar, për imitimin që i ka bërë njeriut të tyre të dashur.
Të lidhura
None found
“Erdha për audicion dhe më pëlqeu ideja. Unë kam poasur qëllim të futem në television dhe mënyra se si erdhi ishte shumë e bukur. Me Selin njihem nga një shfaqe shkolle, unë isha aktore ajo koreografe. Unë kam fatin që edhe i ngjaj si imazh, por në fakt edhe si karakter me gjestikulacionet, i kam shumë natyrale.
Mami i Selin më ka shkruar, shumë suksese, faleminderit shumë, je shumë e mirë dhe shoqja e saj. Jam ndjerë shumë mirë kur më kanë shkruar familjarët e Selin, e kisha me frikë se si do ta prisnin, mendova mos do të ndikojë, sepse aty gjërat hiperbolizohen pak për humor”, tha aktorja.
