“Mama Lela, do mungosh tepër”, partnerja e Olsi Bylykut humb njeriun e dashur (FOTO LAJM)

Partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram një lajm të hidhur. Ajo ka humbur një person të shtrenjtë për të, të cilën e quan mama.

Egli ka humbur nënën e shokut të saj të ngushtë siç tregon ajo në një InstaStory. Ajo ka ndarë edhe bisedat e fundit që ka shkëmbyer para se sëmundja e rëndë ta merrte.

“Mama Lela… Njeriu i dytë pas nësës sime që i kam thirrur në titullin Mama. Nëna e shokut tim të më të ngushtë. Nëna e sakrificave. Nëna e të gjithë atyre që të njihnin shpirtin. Këtë puthje që më ke dërguar në 8 Mars, do e ruaj në ballin tim përjetësisht si kujtim prej teje, e bukura jonë! Do mungosh tepër”, shkruan Egli.