showbiz

“Mallin po më përvëlon” do të mbushte 70 vjeç, Fiori Dardha kujton të ëmën e ndjerë

Fiori Dardha ka kujtuar nënën e saj të ndjerë përmes një postimi në rrjete sociale në atë që do të ishte 70 vjetori i saj i lindjes.

Moderatorja ka ndarë një foto me të ëmën nga dasma e saj ndërsa shkruan se është munduar që të jetë sa më shumë pozitive pasi nuk donte t’i “dhuronte” asaj lot trishtimi.

Të lidhura

None found

Postimi i plotë:

U përpoqa shumë ta kaloja këtë 12 dhjetor si një ditë të zakonshme, sepse në ditën e 70 vjetorit, nuk doja që nënës sime t’i “dhuroja” lot trishtimi!

E mbajta veten, edhe kur, që në mëngjes, lulet e ditëlindjes ia vendosa tek vendi ku e shtrenjta ime prehet.
Edhe në punë tentova të mos transmetoj ndjesi trishtimi tek kolegët.
E përmbajta veten edhe kur Abeli (djali im 10 vjeçar), e kujtoi me shumë mall gjyshen e tij…

Por, mesa duket për zbrazëtinë e madhe dhe mallin që më përvëlon, lotët janë i vetmi “shpëtim”!

Madje, tani pyes veten: Pse po i publikoj këto ndjesi, që tek e fundit, janë kaq personale?

Sepse ndonjëherë kemi nevojë ta “bërtasim” fort dhimbjen, pikëllimin, mallin…

Sot, në familjen tonë duhet të ishte ditë feste, por syshkruara jonë feston mes ëngjëjsh!

Sa do të doja një përqafim… t’i ndieja aromën e të më pushtonte me krahët e saj, që për mua ishin vendi më i sigurt e më i paqtë në botë!

Mama ime… rrezja që më ngroh shpirtin, edhe në momentet më të vështira!

Faleminderit Zot për çdo ditë që e patëm pranë, të shtrenjtën tonë!

P.S: Lum kush i ka nënat! Përqafojini fort çdo ditë!
Bëjeni edhe për ne që përqafimet e ëngjëjve tanë, i presim vetëm në ëndrra!

të fundit

Fire in Himarë is being brought under control, homes no longer threatened

Situata e zjarrit në Himarë është duke shkuar drejt stabilizimit, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Prefektura e Vlorës, aktualisht…

3 hours ago

More than 450 personnel and 160 military members on the fire front in Himara

Rreth 460 efektivë dhe punonjës të strukturave të ndryshme janë angazhuar në terren për përballimin dhe shuarjen e zjarrit. Në…

3 hours ago

Zjarri në Himarë po vihet nën kontroll, banesat nuk kërcënohen më

Situata e zjarrit në Himarë është duke shkuar drejt stabilizimit, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Prefektura e Vlorës, aktualisht…

4 hours ago

Mbi 450 efektivë dhe 160 ushtarakë në vijën e frontit të zjarrit në Himarë

Rreth 460 efektivë dhe punonjës të strukturave të ndryshme janë angazhuar në terren për përballimin dhe shuarjen e zjarrit. Në…

4 hours ago

PSG zgjat bashkëpunimin me pesë futbollistë të rëndësishëm

Paris Saint-Germain ka siguruar të ardhmen e pesë futbollistëve, duke rinovuar kontratat e Lucas Beraldos, Senny Mayulu, João Nevesit, Willian…

5 hours ago

Horoskopi 5 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni gjate kësaj dite sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale…

5 hours ago