Categories: sport

PSG zgjat bashkëpunimin me pesë futbollistë të rëndësishëm

Paris Saint-Germain ka rinovuar kontratat e Lucas Beraldos, Senny Mayulu, João Nevesit, Willian Pachos dhe Fabián Ruizit, duke garantuar vazhdimësinë e tyre në Paris.

Klubi kampion i Francës ka bërë të ditur një seri marrëveshjesh të reja, të cilat janë pjesë e strategjisë për të ruajtur bazën e skuadrës dhe për ta zhvilluar projektin edhe gjatë viteve të ardhshme.

Të lidhura

None found

João Neves dhe Willian Pacho tashmë kanë fituar një vend të rëndësishëm në formacionin e parë. Në të njëjtën kohë, Lucas Beraldo dhe Senny Mayulu shihen si dy nga talentet me potencialin më të madh në ekip.

Fabián Ruiz, ndërkaq, vazhdon të jetë një nga futbollistët më me përvojë në repartin e mesfushës dhe ka mbajtur një rol të rëndësishëm që prej transferimit të tij te PSG-ja.

Përmes këtyre rinovimeve, klubi parisien ka siguruar jo vetëm vazhdimësinë e disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit të parë, por edhe zhvillimin e talenteve të rinj, të cilët pritet të marrin përgjegjësi më të mëdha në të ardhmen.

Marrëveshjet e reja pasqyrojnë besimin e PSG-së te grupi aktual dhe te projekti afatgjatë i klubit, pas suksesit të madh të arritur gjatë viteve të fundit.

të fundit

Të hënën i është caktuar operacioni në spitalin e Fierit, Veliaj refuzon të shkojë: Pres përgjigjen nga GJKKO për ndërhyrjen time

Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në…

2 minutes ago

Serious accident in Fier/ car goes off road and falls into irrigation canal, driver not found

Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në zonën e Kallmit të…

4 minutes ago

Detention of lawyer Ulian Bajrami after debate with prosecutor, Tirana Court dismisses case against him: no criminal offense committed

Gjykata e Tiranës, ka pushuar çështjen penale ndaj avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua pas një përplasjeje në sallën…

4 minutes ago

Rama reacts after statement on Bulgarians: we will not become an obstacle for Skopje on the road to the EU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për deklaratën e tij të dhënë ditë më parë,…

5 minutes ago

Rama and Mickoski present “One Stop Shop” at Qafë Thanë for shorter border waits

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë në…

5 minutes ago

16 vjet nga vrasja e Arben Sejdiut, Maraj: Autorët dhe urdhërdhënësit ende të panjohur

Komandanti i Kosharës, Milazim Maraj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Arben Sejdiun, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Betejën e…

5 minutes ago