Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat e hershme të Malësisë së Madhe.
Vajzat konkurruan me njëra-tjetrën, por ajo që arriti të zgjidhej si më e bukura ndër malësore ishte vajza nga Vukli i Kelmendit, Aurora Lumaj. Prej vitesh ajo jeton në Kanada dhe u rikthye në vendin e saj ku dhe mori në duar kurorën e malësores më të bukur.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit, e bukura e Malësisë, vajza e Logut të Bjeshkëve u kurorëzua nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Në zemër të Bjeshkëve të Kelmendit, në fshatin Lëpushë të Malësisë së Madhe, çdo vit në gusht zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë, Festivali “Logu i Bjeshkëve”.
Ky festival i pasur me tradita dhe histori ka një rëndësi të madhe në promovimin e kulturës dhe trashëgimisë etnografike të malësorëve shqiptarë.