showbiz

Madonna thuhet se është fejuar me futbollistin 38 vjet më të ri

Ylli i muzikës amerikane, Madonna, thuhet se është fejuar fshehurazi me të dashurin e saj 29-vjeçar, futbollistin Akeem Morris.

Sipas burimeve pranë këngëtares, Madonna është “më e lumtur se sa ka qenë në dekada” dhe gëzon një marrëdhënie që i sjell paqe dhe stabilitet.

Të lidhura

None found

Çifti u takua në vitin 2022 gjatë një xhirimi për revistën Paper dhe e filluan lidhjen e tyre menjëherë pas ndarjes së Madonnas me boksierin Joshua Popper.
Ata u shfaqën për herë të parë në publik këtë verë, ndërsa spekulimet për fejesë filluan në janar pasi këngëtarja ndau foto në rrjetet sociale me një unazë diamanti.

Të njëjtit festuan së fundmi së bashku ditëlindjen e 67-të të artistes në Toskanë, me gjashtë fëmijët e saj.

Sipas burimeve, Madonna tashmë po shqyrton vendet e dasmës, duke përfshirë Italinë, Portugalinë ose pronën e saj në East Hampton.

“Ajo nuk dëshiron një spektakël të madh, por një festë intime me njerëzit që i do më shumë”, tha një burim.

Mediat e huaja vënë në dukje gjithashtu se Madonna po përgatit një marrëveshje paramartesore dhe Akeem nuk ka problem me këtë.

Edhe pse data e dasmës nuk dihet ende, ka zëra se ceremonia mund të zhvillohet deri në fund të vitit.

të fundit

VIDEO NEWS/ Moments when protesters overwhelm FNSH police officers! They are forced to retreat with shields over their heads!

Ditën e sotme, 28 nëntor 2026, numri i lartë i qytetarëve në protestën kombëtare që po zhvillohet në Tiranë kundër…

2 minutes ago

Konjufca: 28 Nëntori të mbetet simbol i bashkimit të shqiptarëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit,…

2 minutes ago

Protesters rush toward water tankers! Vehicles and police officers withdraw (VIDEO)

Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, protestuesit kanë vijuar përplasjet me policinë gjatë protestës kombëtare në Tiranë, duke u drejtuar…

2 minutes ago

VIDEO/ National protest against Edi Rama in Tirana, protesters throw Molotov cocktails at police water cannon trucks

Protesta kombëtare në Tiranë kundër Edi Ramës. ka përshkallëzuar në përplasje mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit. Krahas numrit të…

3 minutes ago

Former police officer Frrok Lleshaj’s killing: Shkodra Court remands Vinçesk Piroli and Kristjan Ymeri in custody

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Vinçesk Pirolin dhe Kristjan…

3 minutes ago

New criteria for sick leave take effect on December 1

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen dhe mbylljen e pushimit mjekësor.Sipas Rregullores së re,…

4 minutes ago