Lumbardh Salihu është shpallur fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Ai arriti të fitojë çmimin e madh prej 144 mijë eurosh, duke mposhtur finalistët e tjerë: Edona James, Blerandon dhe Shqipe Hysenajn.
3 Ditë pas fitores, ai ka dhënë intervistën e parë pas përfundimit të këtij spektakli.
Lumbardhi tha se në fillim ka qenë pak e vështirë për të, por me kohën u ambientua.
Ai poashtu tha se ka analizuar banorët dhe ka dëgjuar me vëmendje opinionet e opinionistëve në studio.
Ish-futbollisti nga Vitia u shpreh i lumtur se brenda ka fituar edhe dashurinë e jetës.
Salihu ka qenë i pëlqyer brenda për veprimet, maturinë dhe për lojën karshi të tjerëve.