Luana Vjollca tregon një copëz shpirti në këngën e re: Njeriu im i jetes je ti (VIDEO)

Ashtu sikurse Luana Vjollca kishte paralajmëruar projektin e saj të ardhshëm, këngën me titullin “A me ra” para pak minutash njoftoi se kënga do të publikohet sot.

Kjo këngë është një rrëfim personal i moderatores dhe këngëtares për njeriun më të shtrenjtë në jetën e saj, nënën e saj për të cilën ajo e falenderon për të gjithë sakrificat që ka bërë për vajzat e saj, duke përmendur njëkohësisht dhe të gjithë nënat shqiptare.

Një pjesë të këngës që pritet të dalë sot së bashku me rrëfimin në “Thuaje” Luana e ka shpërndarë duke shkruar:

“Njeriu im i jetes je ti Mam! Copez shpirti ky rrefim…serish shume pak me sa shume sakrifica ke bere…mirenjohese ne pafundesi per ty dhe gjithe Nenat Shqiptare qe nuk na lane Me Ra”

Përpara disa ditësh moderatorja njoftoi se ky është një rrëfim mjaft i veçantë për të dhe kërkoi falje tek ndjekësit e saj se kënga do të shtyhej derisa ajo ta shihte të arsyeshme ta publikonte dhe pikërisht sot Luana vendosi të ndajë me të gjithë këtë dedikim të bukur kushtuar nënës së saj.