Salioni një nga djemtë e vilës së dashurisë, është shprehur në dhomën e ‘Ditarit’ se nuk përshtatet me Amadean.
Ata janë përkohësisht çift në ‘Love Island Albania’. Ndërkohë që Amadea ka shprehur edhe pakënaqësitë e saj në lidhje me Salionin, ajo është parë më e afërt me Aleksandros kohët e fundit. Ai nga ana tjetër është përkohësisht çift me Artemis.
I nxitur edhe nga një bisedë që ka pasur me djemtë e tjerë të vilës së dashurisë, Salioni është shprehur:
“Pavarësisht se ne zihemi me njëri-tjetrin dhe nuk përshtatemi, unë prapë respekt ruaj për Amadean. Kam përkujdesje për të. Mendoj se Aleksandros do të luajë dhe se partneriteti i tyre mbështetet vetëm në lojë. Uroj lojë sa më të bukur për të dy.”
Episodin e radhës nga Love Island Albania mund ta ndiqni në orën 18:20 në Tv Klan. Ndiqni videon e plotë./ Love Island Albania