E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Livia Brunga. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe eksperienca në këtë format.
Livia gjithashtu ka dhënë mendimin e saj në lidhje me situatat e ndodhura deri më tani dhe jo vetëm kaq…
Sipas Livias kush është banori ose banorja më fallso për të cilin ne mund të kemi ndërtuar një mendim tjetër dhe brenda është ndryshe?
“Loredana. Po mundohen që ta bëjnë shumë ‘funny’ por është shumë fallso. Ndjek kamerën. Ka momente që po të ishit brenda do mbeteshit sepse nuk dallohet nga kamerat e vë re edhe unë. Ajo qesh me zor. Ajo është kapaku i Jozit, memexhie dhe ajo”, tha ajo.
Cili nga banorët sipas Livias po rri kot dhe nuk ka më çfarë të japë?
“Aldo dhe Danja të dy. Çfarë bën Danja, vendos fjongo në kokë, asgjë nuk bën Danja. Madje kur ka pasur G Banin ose ato djemtë unë e kam thënë gjithmonë që ajo ka haremin e saj ku i vesh djemtë me peliçe dhe të gjithë thonë “O Danja sa e bukur je”. Danja nuk ekspozohet, nuk merr sulme, nuk bën asgjë aty brenda. Kaq. Edhe situatat që janë krijuar sepse G Bani doli me një pëlqim ndaj saj dhe u bë situata asaj. Aldo akoma dhe më pak por këta të dy”, tha ajo./TAR