Lirimi i Berishës/ Pas 11 muajsh “arrest në shtëpi” vjehrri u la i lirë, reagon Armina Mevlani

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha,  doli për herë të parë pas 11 muajsh nga banesa e tij. GJKKO vendosi rrëzimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për liderin e demokratëve.

Ky vendim i togave të zeza solli gëzim dhe shpresë për demokratët, të cilët nuk kursyen lavdet për Berishën.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe nusja e familjes Berisha, Armina Mevlani. Në llogarinë e saj në “Instagram” , Armina ka vendosur që të reagojë përmes një thënie të Martin Luther King.

Liria nuk jepet kurrë vullnetarisht nga shtypësi, ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit”, shkruhet në storyn e Arminës.


Shtuar 28.11.2024 10:28