Lei Kraja tregon tmerrin që përjetoi me manjakun: Donte të më fuste në makinë me zor (VIDEO)

Lei Kraja ishte dje e ftuar në emisionin e Aulona Mustës “Natën me Aulonën”. Ndër të tjera, moderatorja 27-vjeçare rrëfeu një histori të cilën nuk e kishte treguar kurrë më parë. Gjatë periudhës kur jetonte në Nju Jork prezantuesja sportive ka përjetuar një episod të frikshëm ku i ka shpëtuar rrëmbimit nga një manjak. “Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, kot nuk mora as taksi as uber apo tren. E kisha shumë afër shtëpinë me thënë të drejtën. Kaloj në një garazh/parking për më shkurt. As mami im nuk e di këtë sepse nuk dua të frikësohet. U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar, akoma më kujtohet ai moment në jetën time”, shprehet Lei.

Më pas e pyetur nga Aulona se si arriti të shpëtonte, ajo u përgjigj: “Shkova nëpër shkallë, u futa u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë”.

Lei shtoi se pas kësaj ngjarjeje kishte frikë të dilte natën dhe se sot e kësaj dite mban çelsin gati për t’u mbrojtur e të goditur kur lëviz në mbrëmje.


Shtuar 18.07.2021 14:25