showbiz

Ledina Çelo: Për t’u bërë nënë s’ka shumë kohë, e dëgjova babin të thoshte shpresoj që vajzës mos t’i ndodhë gjë

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo, nuk e projektonte veten gjithnjë nënë, të paktën jo në të njëzetat e saj. E dashuruar, në karrierë dhe një yll, për të mëmësia nuk ishte ende në plan.

Derisa kur trokitën të tridhjetat, ndjeu një “klik”.

Të lidhura

None found

“Kur shikon që je në atë limitin, aty pastaj më hipi një dëshirë e madhe. Duhet të gjeja burrin”, shprehet gjatë bisedës në “Mam” me Orinda Hutën.

“Dëshira e madhe ishte e të dyve por pas dy vitesh pritje, nuk po realizohej. Mjekët u thoshin të prisnin, por ajo s’donte të priste.

Aty ishte edhe pika kur një aksident i vogël në fëmijëri, nisi t’i përndiqte mendimet se ndoshta fati s’do t’i buzëqeshte.

Kur isha e vogël në moshën 6-vjeçare unë kam pasur një aksident të vogël. Isha një fëmijë si arapçi, hipa në dollap, u rrëzova dhe bëra një operacion në pjesën e stomakut. Dola me sukses, por si ishte puna, ai meraku gjithmonë, edhe babin e kam kapur nja dy momente kur isha e vogël, shpresoj që vajzës mos t’i ndodhë gjë për të pasur një familje. Këto janë gjëra që vetëm një fëmijë mistrec siç isha unë, që fusja hundët të dëgjoj, më ka kapur dhe nuk e harroja më kurrë, më ka ngelur në memorie. Kur pata këtë gjë këto dy vite pritje, në trurin tim u fiksua shumë kjo gjë. Më dilnin halucinacione, thoja unë s’do të bëhem kurrë nënë, s’do ta kem kurrë fatin.

Ishte Naimi ai që e mori vendimin për t’iu drejtuar metodës së fertilizimit artificial (IVF). Ai kishte marrë çdo informacion që duhej dhe iu drejtuan një klinike. “Për të bërë fëmijë nuk ka shumë kohë!”, tha Ledina sepse e dinte ashtu si edhe sot, që karrierës mund t’i rikthehej kurdoherë, por mëmësia ka një afat.

Procesi nuk ishte i lehtë dhe s’ndodhi që në herën e parë. Fatmirësisht nuk u desh të ishte “e treta, e vërteta” sepse lajmi i bukur erdhi shpejt.

Ledina Çelo: Ai fillimi i atyre hormoneve nuk ishte proces i lehtë, jo i këndshëm, të jem e sinqertë. Duhet të ishe shumë korrekte dhe ta bëje me shumë seriozitet.

-Injeksionet i bëje vetë apo të ndihmonin?

Ledina Çelo: Vetë. Hera e parë ishte shumë e vështirë se unë i kam fobi gjilpërat. Hera e parë ishte shumë e vështirë sepse duhej vetë, nuk u bë shtatzënia sepse nuk shkojnë gjërat për herë të parë. Për herë të dytë ndodhi ajo mrekullia fantastike.

Njoftimin e morën kur sapo ishin kthyer nga një fundjavë pushimi. “Ju do të bëheni prindër” dhe kështu nisën muajt e pritjes, por kësaj here një pritje e ëmbël dhe e qetë që pati një moment të vështirë: humbjen e nënës.

Ka qenë një shtatzëni fantastike, e mrekullueshme me djalin. Kam shijuar çdo moment dhe sigurisht që unë bëja prapë vizita te mjeku im i shtëpisë, ndiqja ato rregullat si duhet të ushqehesha se s’kisha eksperiencë, unë s’kisha asnjeri aty afër, as të komunikoja me nënën por nëna fatkeqësisht u largua nga jeta kur isha tre muajshe me djalin… unë nga një gëzim i madh… u bëra e fortë, e mbledh njeriu veten.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

3 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

3 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

3 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

3 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

3 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

3 hours ago