LeBron James, basketbollisti legjendar i Los Angeles Lakers, zbuloi detaje rreth rutinës së tij të përditshme dhe mohoi pretendimet se shpenzon më shumë se 800 mijë euro në vit për mirëmbajtjen e trupit të tij.
Gjatë një paraqitjeje si i ftuar në podcast-in “Mind the Game”, ai shpjegoi zakonet e tij të të ngrënit, duke vënë në dukje se nuk ka asnjë “dietë mrekullie”.
Plani i tij i të ngrënit bazohet në një konsum të ekuilibruar të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave të shëndetshme, duke shmangur ushqimet e përpunuara dhe sheqerin. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e hidratimit dhe konsumimit të ushqimeve të freskëta.
“Vakti im i parë zakonisht është rreth orës një ose dy të pasdites”, shkroi ai.
Bashkëprezantuesi Steve Nash e pyeti nëse e ndjek atë orar për arsye dietike apo sepse nuk i pëlqen të hajë para stërvitjes.
James u përgjigj se ishte e para, dhe gjithashtu zbuloi se ai nuk merr asnjë suplement artificial.
“Jo, jo kreatinë. Vetëm vitamina natyrale, të përditshme, gjëra të tilla…”.
Ajo që LeBron e mohoi kategorikisht ishte se nuk shpenzon mbi 800 mijë euro për të qëndruar në formë.
“O Zot, nuk e di nga erdhi kjo gjë… Po, nuk e di nga erdhi, por, dëgjo, unë kujdesem për trupin tim, por nuk kam idenë se nga erdhi ajo shumë parash”, thotë James.