Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur pë r publikun shqiptar Flori Mumajesi, ë shtë larguar nga tregu muzikor duke ngritur kë shtu shumë pikëpyetje tek fansat.Së fundmi, kompozitori Kledi Bahiti, mik dhe bashkëpunëtor i tij i afërt, ka dhënë një sqarim mbi këtë situatë gjatë një interviste.
Sipas tij, artisti ka zgjedhur të bëjë një pauzë të vetëdijshme, pas një periudhe të gjatë dhe intensive në muzikë.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se për një krijues, ritmi i vazhdueshëm i punës sjell shpesh lodhje dhe konsum emocional, pasi jep shumë për publikun dhe merr pak në kthim.
Bahiti u shpreh se kjo shkëputje është e nevojshme për balancë, duke nënvizuar se çdo artist ka nevojë për qetësi dhe rikuperim për të vazhduar më tej.
“Di që edhe ai ndoshta po bën një pause të veten. Është shumë e vështirë për një artist që të qëndrojë gjatë. Sidomos për një krijues që konsumohesh, vetëm u jep njerëzve dhe nuk merr asgjë mbrapsht. Ose ato që merr janë momentale. Besoj që çdo njeri ka nevojë për të marrë qetësinë e vet. Besoj që mirë është”, u shpreh ai.
