Pas largimit të komentuar të Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt nga emisioni i mëngjesit “Wake Up”, ka reaguar producentja, Sara Hoxha.
Siç të gjithë e pamë, mëngjesin e sotëm programi ka nisur me një format të ri. Në krah të moderatorit Blendi Salaj është shfaqur Heidi Baci, duke marrë zyrtarisht rolin e moderatores.
Lidhur me këto zhvillime, Sara Hoxha ka bërë një postim domethënës në profilin e saj në Instagram. Ajo ka publikuar në “Story” një moment nga transmetimi i sotëm, duke bërë “tag” Heidin dhe Blendin, dhe e ka shoqëruar postimin me disa emoji yjesh.
Ky veprim i producentes është interpretuar si konfirmimi zyrtar që i vë vulën lëvizjeve në televizion.

