Këngëtari i njohur, Roland Hysi ka reaguar sërish për deklaratat e bëra nga babai i Selinit ndaj Mirit.
Në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, Landi theksoi se familjarët e banorëve duhet të tërhiqen nga reagimet për lojën në “Big Brother”.
Sipas Landit secili banor po bën lojën e tij, ndaj reagimet e familjarëve të tyre nuk kanë vend.
Më tej artisit theksoi se nuk do të ketë një klundërpgjigje për akuzat e ngritura nga babai i Selinit ndaj shokut të tij, Miri.
Këngatari theksoi dhe njëherë se Miri po luan mjaft mirë dhe sipas tij shumë herë banori ka treguar se është produkt i shoqërisë së mirë.
“Familjarët duhet të largohen nga loja. Familja e Mirit e ka bërë këtë. Miri është produkt i shoqërisë së mirë, publikut që nuk do ta zhgënjejë dhe filozofisë së West Side” tha Landi.
Në përmbyllje të reagimit të tij, Landi shtoi se Miri po sulmohet si brenda dhe jashtë shtëpisë së “BBVA5” duke nënvizuar se njerëzit kështu po tregojnë veten e tyre.
Reagimi i Landit: Miri ka dalë nga krevati. Po bën lojën e tij. Po sulmohet si brenda, edhe jashtë. Po bëhen tre Big Brother në këtë Big Brother. Miri është në rrugë të vetë, në lojën e vetë. Po sulmohet për gjëra të përsëritura.
Asnjë komunikim me familjen e Selin. Nuk do i kundërpërgjigjemi me të njëjtën monedhë, sepse nuk ka sens. Ajo që mua më bëri shumë të lumtur, ishte fakti që Miri doli i pari në quiz. E kisha kërkuar dhe e kisha pritur si Land… E dija që Miri është një djalë me shumë botë. Ne kemi një filozofi, nuk jemi ‘kap ça të kapësh’. Nuk themi ‘Jemi më të mirët’, nuk duam vëmendje kot, jemi shumë të përulur, por sulmeve do i shmangemi në maksimum.
Familjarët duhet të largohen nga loja. Familja e Mirit e ka bërë këtë. Miri është produkt i shoqërisë së mirë, publikut që nuk do ta zhgënjejë dhe filozofisë së Ëest Side.
Deklarata e djeshme e babait të Selin? Nuk kam asnjë lloj komenti. Nuk vlen. Nuk jam i dorëzuar, sepse nuk do të doja të bënim tituj. Miri është i shkëputur nga kjo situatë dhe të kesh një mllef të akumuluar, nuk më bën sens. Ajo që dëgjova dje nuk më mërziti. U mërzita nga reagimi i parë, por vazhdimësia tregon që… Kur nuk ka asnjë lloj qasje ndryshe, kur Miri bën lojën e vetë… Miri po sulmohet rregullisht, brenda edhe jashtë. Shyqyr po i jepet mundësia të gjithëve të tregojnë veten.
