showbiz

Landi flet për miqësinë 32-vjeçare me Mirin: Është e pamundur ti shpëtosh kësaj lloj vëmendjeje dhe kësaj energjie

Që prej vitit 1994 miq, Landi rrëfen emocionet intensive për Mirin: Është e pamundur ti shpëtosh…

Këngëtari i grupit të njohur “West Side Family”, Ronald Hysi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up, për të folur për rrugëtimin e mikut të tij, Armir Shahini, në “Big Brother VIP 5”.

Të lidhura

None found

Landi u shpreh se njihet me Mirin që prej vitit 1994 dhe me të kanë përjetuar emocione të ndryshme. Ai shton se e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë skenë, show apo produksion, por emocionet dhe përjetimet nga një reality show janë më të intensifikuara dhe më të zmadhuara.

I pyetur “nuk ka qenë e lehtë për ty?”, këngëtari i njohur u përgjigj: “Jo. Për ne nuk është e lehtë edhe kur bëjmë qejf”, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Si shok i tij i ngushtë, bashkudhëtar prej shumë e shumë vitesh në art, si e ke përjetuar ti si së jashtmi prezencën e Mirit atje?

Ne kemi që në vitin 1994 që jemi bashkë me Mirin ose me Xhikun, emocionet janë shumë më të forta. Ne i kemi përjetuar këto emocione vit pas viti, çdo herë që kemi qenë në skenë, pas skene. E dimë shumë mirë se çfarë do të thotë skenë, show, produksion etj, etj. Mirëpo këtë herë emocionet dhe përjetimet janë shumë më të forta, për shkak sepse edhe Big Brother është një nga reality show-t më të famshëm në botë dhe sigurisht që dinamikat dhe ngjarjet që ndodhin aty për aty janë shumë më të intensifikuara dhe të zmadhuara. E për rrjedhojë nuk i shpëton dot. Ne jemi njerëz humanë mbi të gjitha dhe arti jonë e ka treguar këtë më së miri. Por “Big Brother” është “Big Brother”.

Jo. Për ne nuk është e lehtë edhe kur bëjmë qejf, jo më kur je në qendër të vëmendjes, do apo nuk do, për ca për mirë, për ca për keq. Është e pamundur ti shpëtosh kësaj lloj vëmendjeje dhe kësaj energjie.

të fundit

Majko: Vendimi i Hagës nuk e ndryshon historinë, por dëshmon lidhjen e pandashme mes Kosovës dhe Shqipërisë

Një vendim dramatik që nuk e ndryshon historinë e ka quajtur ish-Kryeministri shqiptar i Luftës së Kosovës, Pandeli Majko, verdiktin…

16 seconds ago

Apeli nuk pritet ta ndryshojë vendimin”/ Avokatja përlotet për ish-liderët e UÇK-së: Edhe zhbërja e Hagës nuk prek 81 vitet e dënimit

Në një lidhje live për ‘Top Story’, avokatja dhe studiuesja e Oxford-it, Rudina Jasini, ka komentuar vendimin e Hagës për…

41 seconds ago

Al-Taawoun dënohet pas thirrjeve fyese të tifozëve ndaj Ruben Nevesit për Diogo Jotën

Shoqata e Futbollit të Arabisë Saudite ka dënuar Al-Taawoun për sjelljen e disa tifozëve të tij ndaj Ruben Nevesit gjatë…

1 minute ago

Franca rikonfirmon mbështetjen për pavarësinë dhe institucionet e Kosovës

Franca ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara…

5 minutes ago

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

Avokatët e Sean “Diddy” Combs kanë kërkuar të tërhiqen nga përfaqësimi i tij në një padi për shpifje, duke pretenduar…

8 minutes ago

Besnik Tahiri: Aktgjykimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së është politik

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, e ka quajtur politik aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai, derisa…

12 minutes ago