Lajmi i lidhjes me Gracianon bëri xhiron e rrjetit, si reagoi Argjira (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi lajmi për çiftin më të ri të shoëbizit shqiptar. Moderatorja Argjira spanca dhe Graciano Tagani kanë nisur bashkëjetesën.

Graciano ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Ëhy Not” pak ditë më parë se po jeton një histori dashurie dhe madje çifti kanë nisur edhe bashkëjetesën.

“Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht”, tha koreografi i njohur, Graciano.

Lajmi për lidhjen e tyre bëri dje xhiron e rrjetit, por si reagoi Argjira kur të gjithë nisën të flasin për lidhjen e saj me Gracianon.

Moderatorja duket se thjesht ka “pohuar” në heshtje fjalët, teksa ka ndarë në InstaStory një foto nga darka me Gracianon, Fjoralba Ponarin dhe Ervin Kurtin.

“Njerëzit e mi”- ka shkruar ajo krahas postimit që na la shumë për të kuptuar.


Shtuar 11.05.2021 12:56