Në një intervistë të fundit, aktori i njohur Laert Vasili, ka reaguar sërish ashpër pas fitores së Gjestit në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, duke ngritur shqetësime të thella mbi nivelin e përfaqësimit dhe vlerat që promovohen në këtë format.
Vasili shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se një person me arsimim minimal nuk mund të cilësohet si simbol filozofik apo përfaqësues i një epoke të re mediatike.
“Ai tjetri ka tre klasë shkollë… futet në një format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik’?!”, – u shpreh ai me ironi.
“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet”, – tha Vasili me tone të forta.