Laert Vasili, pas një nominimi kokë më kokë me Egli Takon, shpallet finalisti i dytë i “BBVA 4” dhe i bashkohet Rozanës në finalen e madhe të reality show-t.
Dyshen e çoi në nominim vetë Rozana, duke zgjedhur kështu edhe finalistin tjetër. Sa i përket Laertit, ai ka qenë në shtëpi gjatë gjithë rrugëtimit, duke bërë një aventurë të gjatë, të mbushur me debate dhe momente të ndryshme.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se në prime-n e kaluar, Laerti rrëfeu për jetën e tij, duke dhënë një deklaratë shokuese, ku tregoi se ishte abuzuar s**ksualisht në moshën 9-vjeçare nga fqinji i tij.
Ndërkohë, pritet të zbulohen edhe finalistët e tjerë, të cilët do të vazhdojnë të garojnë për çmimin e madh më 19 prill.
