Labubu, lodra që po sigurohet si pasuri me vlerë nga të rinjtë

Një trend i pazakontë po qarkullon në mesin e brezit të ri: lodrat Labubu po trajtohen si pasuri të vërteta – aq sa disa të rinj kanë menduar t’i sigurojnë kundër vjedhjes.

Një raport i publikuar nga kompania e sigurimeve PassportCard zbulon se 1 në 3 të rinj nga brezi Gen Z dhe Millennial kanë marrë në konsideratë të marrin sigurim udhëtimi vetëm për të mbrojtur Labubun e tyre. Kjo figurë e vogël koleksionuese, e cila është bërë objekt dashurie për shumë fansa, po shoqërohet gjithnjë e më shumë me kujdesin që zakonisht u dedikohet sendeve me vlerë të lartë.

Të lidhura

None found

Frika nga vjedhja ka bërë që Labubu të mos jetë më vetëm një lodër, por një simbol emocional dhe ekonomik që po merr trajtimin e një “thesari personal”.


Shtuar 9.06.2025 12:32