Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj.
Siç kishte paralajmëruar edhe vet reperi, sheshi “Nënë Tereza” ishte plot. 15 mijë persona ishte pjesëmarrja në “Alpha shoëw” ku përveç VIP-ave që u ngjitën në skenë, të shumtë ishin edhe ato që e shijuan si publik.
Mes tyre mund të përmendim Alketa Vejsiun bashkë me dy fëmijët e saj, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, Rudina Dembacaj, Sabiani, Jonida Maliqi, Blerim Desatani etj.
Por një mungesë që i ka bërë përtypje publikut ka qenë Klea Huta. Kjo pasi bashkëhsorti i saj, Egliti performoi në skenën e koncertit dhe ajo nuk ishte aty për ta ndjekur, as atë e as Noizyn.
E pyteur në Instagramin e saj se pse mungoi, ajo sqaroi ndjekësit:
“Sepse i kishim rezervuar data shumë më përpara se të dilnin datat e koncertit”, shkruan Klea Huta e cila po pushon në Himar./albeu.com/