La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për jetën e tij personale.

Gjatë intervistës, ai konfirmoi se lidhja me Inën ka përfunduar, duke theksuar se lajmi nuk është një shaka e 1 prillit.

Të lidhura

None found

Keijsi tregoi se ndarja ka ndodhur prej disa ditësh dhe se gjithçka është bërë me mirëkuptim të plotë nga të dyja palët.

“Kemi pak kohë, disa ditë, pavarësisht se Ina më ka qëndruar pranë e kemi diskutuar me shumë mirëkuptim të dy këtë gjë. Nuk është se erdhi as nga njëra palë as nga tjetra, erdhi momenti për ta bërë diçka, dhe ndodhi,” thekson Keijsi.

Pjesë nga intervista:

Elona: E dashura jote Ina të ka mbështetur në këtë projekt?

Keijsi: Në projektet që do të vijnë Ina më ka mbështetur fillimisht kur e kam nisur, por unë me Inën nuk jemi më bashkë në një lidhje dashurie…

Elona: Çfarë thua? Ti me Inën nuk jeni më bashkë… E ke seriozisht apo është gënjeshtër 1 Prilli.

Keijsi: Nuk jam nga ata që bëj shaka për 1 Prill, por erdhi momenti që po e kuptonim që po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit domethënë nuk po shkonin gjërat ashtu siç duhet dhe i dhamë pak kohë njëri-tjetrit

Elona: Sa kohë keni që jeni ndarë?

Keijsi: Kemi pak kohë, disa ditë, pavarësisht se Ina më ka qëndruar pranë e kemi diskutuar me shumë mirëkuptim të dy këtë gjë. Nuk është se erdhi as nga njëra palë as nga tjetra, erdhi momenti për ta bërë diçka, dhe ndodhi.

Nga ana tjeter, Ina ende nuk ka bërë asnjë deklarat ose konfirmim për ndarjen e tyre.


Shtuar 1.04.2026 23:44