Lisa Kujfosa u rikthye për pak kohë në ekran, por publikut nuk i doli koha as të çmallet me aktoren pasi ajo mori vendimin shumë shpejt për tu larguar nga eksrani sërish.
Lisa zbuloi gjithashtu se në Itali ka krijuar jetën dhe familjen e saj dhe gjithashtu ka një bashkëshort.
“Italia më ka dhënë familjen time, ishte zgjedhja që bëra si fillim pasi bashkëshorti im jetonte këtu, kishte ndërtuar një jetë të vetën”, shkruan aktorja.
Por në një bisedë në Instagram me ndjekësit Lisa sot është pyetur pse nuk e tregon asnjëherë fytyrën e partnerit.
Aktorja ka habitur me përgjigjen, por sigurisht me shaka dhe ironi.
“Sepse është burrë i martuar, i shëmtuar dhe më mban me lek. Sipas teje mund ta nxjerr??”, ka shkruar aktorja.
Pak kohë më parë në familjen e Lisës ndodhi një fatkeqësi, aktorja humbi të motrën dhe e ndau lajmin e dhimbshëm vetë në rrjetet sociale./albeu.com/