I ftuar në “E Diell” ka qenë At Nikolla Xhufka në rubrikën “Trotuar”. Ai foli për vendimin e ish-reperit Fero, i cili la muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame.
“Çfarë mendimi keni për reperin Fero që hoqi dorë nga muzika dhe u bë mysliman i devotshëm?”-ishte pyetja që iu drejtua.
“Nga një ekstrem vajti në një ekstrem tjetër. Ai që dedikohet në një fe, edhe nga dashuria e madhe që ka për fenë, nuk mund të thotë kurrë ‘kush e shan Allahun ka punë me mua’, nuk mund të kërcënohen njerëzit. Ai mund të thojë, ‘kush e shan Islamin mund të vijë tek unë dhe ta bëj besimtar”, tha prifti.
“Besimtari ka dashuri, jo gangsterllëk”, shtoi At Nikolla.
View this post on Instagram