Kylie Jenner tregoi format e saj mahnitëse në një minifustan nga linja e saj pranverore, e zbuluar së fundmi për kompaninë e saj të veshjeve “Khy”.
Nëna e dy fëmijëve, 26 vjeçe, shfaqi çdo kthesë në trupin e saj me një fustan të ngushtë me mëngë të shkurtë dhe një lidhese e bukur mbi supe në anën tjetër.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” po dilte nga zyrat e “Khy” në Calabasas, Kalifornia, kur u pa, shkrua DailyMail.
Kylie mbante një çantë të madhe lëkure ngjyrë kafe mbi njërën supe.
Themeluesja e “Kylie Cosmetics” ndau linjën më të fundit të “Khy”, të quajtur “Drop 004”, në një video në Instagram.
Ajo modeloi të njëjtin fustan që veshi në zyrë me ngjyrat e tjera të disponueshme të bardhë dhe rozë shumë të zbehtë,