Stormi mund të bëhet së shpejti me një motër ose vëlla më të vogël pasi mamaja e saj Kylie Jenner ka gjasa të jetë shtatzënë për herë të dytë. Dyshimet i ka ngritur vetë ajo me foton dhe storyt e fundit në Instagram. Ajo publikoi së fundmi një imazh ku dukej se po konsumonte sushi, të cilat ishin të gjitha me bazë avokado dhe nuk kishte asnjë shenjë peshku, që vajzat në pritje të ëmbël nuk duhet ta konsumojnë. Kaq ka mjaftuar që fansat të komentonin: “Kylie duke ngrënë sushi pa peshk?! Ajo është shtatzënë”. Më pas miliarderja postoi një fotografi ku kishte mbuluar barkun, gjë që shtoi më shumë dyshimet te ndjekësit.
Nëse aludimet do të rezultonin të vërteta, nuk do të ishte aspak çudi sidomos pas ribashkimit të Kylie me Travis Scott. Kujtojmë se teksa reperi ishte duke marrë një çmim në “Parsons Benefit”, ai konfirmoi se vazhdon ende të jetë i dashuruar me të.