Ky është opinionisti i parë i “Big Brother VIP Kosova 3″?

Ende nuk ka nisur “Big Brother Vip Kosova 3”, por që tani kanë nisur aludimet se kush do jenë opinionistët.

Emri i analistit të njohur Milaim Zeka, po përflitet këto kohë. Në rolin e banorit do jetë e vështirë që ta shohim, teksa për të tjera role nuk dihet!

E me shumë mundesi, Zekën mund ta shohim në vjeshtë në sezonin e tretë të “Big Brother VIP Kosovës”, në cilësinë e opinionistit, pozitë kjo që nuk do t’i thoshte jo.

Gazetari i njohur është parë duke dalë nga godina e produksionit.