Ky banor i ‘BBVK’ hap ‘thesin’: Kam korruptuar një person të shtetit

Banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, Eduart Kuçi, ka ndarë një sekret të tijin me publikun, duke treguar një episod nga e kaluara e tij. Në një bisedë me ‘hutin’ nga ArtMotion, ai tregoi se kishte korruptuar një person të shtetit në Kosovë.

“Kam pasur një rast në punën e komunikacionit, e kam korruptuar dikë me para dhe atëherë më ka lëshuar. E përshëndes,” – tha Eduart, duke zbuluar një pjesë të jetës së tij që deri tani ishte mbajtur e fshehtë.

Përveç Eduartit, edhe banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 3” kanë ndarë sekretet e tyre personale, ato që nuk ishin bërë të njohura për publikun deri tani.

Ndërkohë, Eduarti ka marrë vëmendje të madhe edhe për një tjetër deklaratë të bërë në lidhje me Sara Kolamin, e cila shkaktoi diskutime të shumta në ditën e djeshme (e diel).


Shtuar 25.11.2024 22:45

Tags: ,