Aktorja e njohur Emma Stone, 36 vjeçe, ka surprizuar fansat e saj me pamjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris, ku mori pjesë në revinë e Louis Vuitton për koleksionin pranverë/verë 2026. Për këtë rast, ajo veshi një fustan elegant midi pa rripa në ngjyrë të bardhë, të kombinuar me një kardigan përkatës.
Menjëherë pas publikimit të fotove, rrjetet sociale u përfshinë nga komentet e ndjekësve, të cilët e panë aktoren “krejt ndryshe”:
“Ku është Emma Stone??”, “Më falni? A thoni Emma Stone?”, “Kjo nuk është Emma Stone”, “A është Emma Stone në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve? Fytyra e saj duket krejt ndryshe!”, “Kush është kjo person?”, “A ka bërë diçka me fytyrën?” – ishin disa nga komentet.
Gjatë një takimi me publikun në Telluride Film Festival më 30 gusht, Emma deklaroi se ka vënë re ngjashmëri të frikshme mes ngjarjes së filmit dhe rasteve reale: “Pas xhirimeve të filmit – unë jetoj në New York – dëgjuam se dikush u qëllua me armë në rrugë. Ishte një drejtor i kompanisë së shëndetësisë. E dini për Luigiun? A keni dëgjuar për këtë?”.
Aktorja shtoi se ky lloj incidenti e goditi emocionalisht, duke thënë: “Ishte e çmendur, sepse ne sapo kishim xhiruar në bodrum, duke diskutuar për këto çështje dhe kuptimin më të gjerë të gjithçkaje. Kupton se sa i rëndë dhe i frikshëm mund të jetë bota në shumë mënyra”.