Kush është “100 mijë euroshi” i Klajdi Harunit? Këngëtari e zbulon vetë (FOTO LAJM)

Klajdi Haruni është një ndër këngëtarët më të pëlqyer shqiptar. Ai është pjesë e Threedots prej shumë vitesh. Ka një raport mjaft të ngushtë me djemtë e labelit sidomos me Flori Mumajesin. Nuk i ka bashkuar vetëm puna por gjithashtu dhe miqësia që kanë me njëri-tjetrin.

Së fundmi, ai ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram. Njëri prej tyre e ka pyetur se si qëndron raporti me Florin dhe ai ka zgjedhur t’i përgjigjet me një video nga Big Brother. Në video shihet Iliri dhe Sabiani, dhe ky i fundit i drejtohet duke thënë “ti je 100 mijë euroshi im”.

Iliri dhe Sabiani kanë krijuar një miqësi shumë të ngushtë brenda shtëpisë së Big Brother. Ky i fundit dhe pas daljes nga shtëpia e famshme ka treguar vazhdimisht mbështetjen për balerinin duke shprehur hapur se duhet të jetë fituesi i këtij edicioni.


Shtuar 31.01.2022 12:06