Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.Kohëve të fundit Sarën e kemi parë shumë të angazhuar me pjesëmarrjen në “DWTS, por edhe kalon një kohë të konsiderueshme me familjen e saj.
Sidomos kohëve të fundit ku gara sa vjen edhe po bëhet më e fortë, Sara i kushton një kohë të mirë të ditës provave së bashku me balerinin, Luixhinon. Ama mesa duket një person ka arritur ti “rrëmbejë “pas provave dhe ajo është vjehrra e Sarës, Xheraldina, e cila ka postuar edhe një foto të tyre, ku shkruan:
“Kur ti i kap jashtë kërcimit”.