Kunja dhe heqje nga IG! Çfarë po ndodh mes Eglit dhe Marios pas “Big Brother VIP”?

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, thashethemet për një marrëdhënie të mundshme mes Eglit dhe instruktorit të palestrës, Mario, kanë marrë dhenë.

Gjithçka nisi nga një deklaratë e Gert Ferrës në një emision në Top Albania Radio, ku ai zbuloi se Mario kishte shoqëruar Eglin në studiot e Top Channel një ditë para hyrjes së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Megjithatë, detaje të tjera kanë ushqyer dyshimet: dy foto të realizuara në Itali për një kompani orash, ku Egli dhe Mario shfaqen në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë, kanë bërë që zërat për një lidhje të rinisin.

Situata u tensionua edhe më shumë kur Mario reagoi në Instagram me një postim thumbues: “Është e diel, je ‘instruktor palestre’, jeta është e bukur” – një përgjigje ironike ndaj komentit të Eglit, e cila e kishte cilësuar atë vetëm si një instruktor.

Vlen të theksohet se, Egli dhe Mario nuk ndiqen më në Instagram, duke treguar se raporti mes tyre është ftohur plotësisht.


Shtuar 28.04.2025 19:17

Tags: ,