Kundër Bora Zemani? Aleksia Peleshi flet publikisht për moderatoren pasi mbështeti Beatrixën (VIDEO)

Partnerja e Romeo Veshajt, Aleksia Peleshi ka mbështetur publikisht këngëtaren Beatrix Ramosaj pas lidhjes së saj me Donaldin. Kjo i ka bërë ndjekësit të mendojnë se ajo është kundër Bora Zemanit.

“Pse për Borën nuk thua gjë? Çfarë të keqe të bëri ajo që iu ke hedhur kundër?”, e ka pyetur një prej tyre. Aleksia nuk ka hezituar të përgjigjet duke treguar se ka shumë respekt për moderatoren. Ajo ka zbuluar se janë takuar më parë dhe ia kanë kaluar shumë mirë me njëra-tjetrën.

“Në cilin moment iu hodha kundër? Fakti që mbështes Trixën në vendimin për të mos i sakrifikuar ndjenjat e saj, nuk do të thotë që kam diçka kundër Borës, përkundrazi. Unë kam shumë respekt për atë vajzë, sa herë kam qenë me të ia kam kaluar shumë mirë, por ajo ka vazhduar jetën e saj me dinjitet dhe të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju”, është shprehur Aleksia.

Shtuar 27.01.2022 12:05