“Kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet”, Einxhel tregon pse mori vendimin për tu rikthyer (VIDEO)

Einxhel Shkira lëndoi krahun pak ditë më parë në “Big Brother VIP”, teksa tentoi të kapërcente një orendi në formë rrethi. Ajo kaloi një ditë në spital, ku iu nënshtrua dhe një ndërhyrjeje.

Më pas, u rikthye në shtëpi, ku po kujdesen banorët për të.

Së fundmi, gjatë një bisede me Monikën dhe Beniadën, Einxhel ka treguar se nuk do donte të shkonte në shtëpi sepse do mundonte familjarët e saj.

“Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk ecën nga këmba, do më kishin dhe mua…Në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi…kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një”, deklaroi ajo.


Shtuar 31.01.2022 11:07