Kujt iu dha e drejta? Merret vendimi për bisedat e Xhenetës dhe Drilonit

Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 3, tensionet mes dy finalistëve, Drilonit dhe Xhenetës, nuk kanë mbetur brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Kosovë. Përkundrazi, konflikti mes tyre ka marrë përmasa publike dhe ligjore. Gjithçka nisi kur Xheneta publikoi disa biseda private, që sipas saj, zbulojnë anën e vërtetë të Drilonit, një version krejt ndryshe nga ai që publiku kishte parë gjatë spektaklit.

Teksa aty fliste me përbuzje për Xhenetën, përtej Bigut, ai i kërkonte me ngulm të takoheshin. Driloni paralajmëroi masa ligjore, teksa me ironi, u kthye tek gishti i mesit pasi videot u hoqën nga Xheneta.

Kjo e fundit ka reaguar ashpër dhe me tone ironike ndaj Drilonit, duke e quajtur atë një “fitues të shpikur” që u përball me “realitetin prej letre”. Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar një mesazh thumbues, ku sqaron se personi në fjalë kishte dhënë vetë pëlqimin për publikimin dhe se ankesa për shkelje të privatësisë është hedhur poshtë nga institucioni zyrtar përkatës.

“Nuk ka shkelje. Nuk ka hetim. Rasti? Pa bazë”, citohet të ketë thënë institucioni.

Fetahu shton se ai që nuk kishte çfarë të thoshte, e mbushi skenën me “drama plastike”, duke iu referuar një gjesti provokues me një gisht të mesit prej plastike gjatë spektaklit. Në fund, ajo nuk kursen ironinë duke pyetur: “Athua gishtin ku do ta fusë sonte?”


Shtuar 5.05.2025 22:33