Ku dhe kur do të mbahet funerali i Tina Turner?

Fansat dhe miqtë po vazhdojnë të mblidhen në shtëpinë e Tina Turner në Zvicër ku ajo ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë të mërkurën (24 maj).

Dymbëdhjetë herë fituesja e çmimit “Grammy”, e cila bëri një rikthim historik në vitet 1980 pasi la burrin e saj abuziv dhe partnerin muzikor Ike Turner, vdiq nga shkaqe natyrale.

Ndërsa detajet e sakta se kur dhe ku do të mbahet funerali i saj nuk janë bërë publike, një zëdhënës i “Queen of Rock” tha se ceremonia do të jetë private me të pranishëm vetëm miqtë dhe të afërmit më të ngushtë të legjendës.

“Do të ketë një ceremoni private funerali ku do të marrin pjesë miqtë dhe familjarët e ngushtë”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë që në kujtimet e saj të vitit 2018 të titulluar “My Love Story”, këngëtarja ndau se kishte vuajtur nga presioni i lartë i gjakut për shumë vite, duke u diagnostikuar në vitin 1978 me këtë gjendje.