Krijuesi i “Bridgerton” i bashkohet Kim Kardashian për shfaqjen e re të Netflix

Kim Kardashian ka bashkuar forcat me krijuesin e serialit të njohur “Bridgerton”, Chris Van Dusen.

Ata po punojnë së bashku në serialin e ri të Netflix, “Calabasas”.

Kim, 45 vjeçare, e konfirmoi lajmin duke ndarë një postim nga Deadline në Instagram.
Van Dusen shprehu entuziazmin e tij për të punuar me Kim dhe Emma Roberts, e cila shërben edhe si producente.

Ai shkroi në postim: “Kam ëndërruar për këtë bashkëpunim”.

Seriali i ri i Netflix bazohet në librin e Vija Bleidner të vitit 2021, “If You Lived Here You’d Be Famous By Now”.

Ngjarja ndjek 16-vjeçaren Vija, e cila, sipas sinopsisit, transferohet nga një shkollë private katolike në shkollën e mesme Calabasas, ku përjeton “tronditje kulturore dhe është plotësisht e vetme”.
Ende nuk janë publikuar detaje të mëtejshme rreth serialit, por dihet që Kim është një fanse e madhe e “Bridgerton”


Shtuar 28.10.2025 13:52