Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, i ka lënë pa fjalë fansat pasi ka ndarë në rrjetet sociale detaje të një surprize të jashtëzakonshme nga bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji.
Në postimet e shpërndara në Instagram, Dafina zbuloi se Kreshniku i ka bërë asaj dhuratë një makinë super-luksoze: një Rolls-Royce Cullinan të zi, të zbukuruar me një fjongo të kuqe. Vlera e kësaj makine, e cila konsiderohet si një ndër SUV-të më luksozë në botë, arrin shifra marramendëse, që kapin vlerën e 400 mijë eurove.
Në fotot e publikuara, makina shihet në një ambient të ndriçuar me drita të kuqe, ndërsa Dafina pozon me djalin para makinës luksoze.
Ajo e shoqëroi postimin me një mesazh ku thekson lidhjen e saj të fortë me partnerin: “Ai doli me këtë… kështu që u sigurova që nuk do të hipja në diçka më pak”, duke shtuar hashtag-un që reflekton suksesin e tyre të përbashkët: “Kur ai fiton, shkëlqejmë të dy”.
Ky gjest i Kreshnik Gjergjit ka marrë vëmendje të madhe dhe komente pozitive nga miq, kolegë dhe fansa.
