Kozaku përfundon në polici pas videos në rrjete sociale!

Personazhi i njohur i Tik-Tok, Kozak Braçi është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve, ai po merret në pyetje në lidhje me një video në rrjete sociale, ku shihet duke konsumuar kokainë dhe pastaj me një pistoletë me mulli luan ruletë ruse.

Lidhur me këtë rast atij i kanë bërë edhe kontroll banese, ndërsa mësohet se nuk i është gjetur as armë dhe as drogë.


Shtuar 19.02.2024 16:27