showbiz

Konkurron në Festival, këngëtari: Këngën Magjike e fiton Irma Libohova

Rei Bezhani është një ndër artistët e rinj, që konkuron në Festivalin Kënga Magjike. I ftuar ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për këngën e tij dhe për të gjithë festivalin.

Rei u shpreh se fituesja e këtij edicioni sipas tij është Irma Libohova.

Të lidhura

None found

“Unë me zemër dhe me shpirt, edhe për shkak të lidhjes shpirtërore që kam, edhe për shkak të marrëdhënies gjatë gjithë këtyre viteve, për shkak të dorës që më ka dhënë, gjithmonë dal garant që do të ishte fituesja ime e zemrës dhe morale, Irma Libohova. Më ka dhënë një mbështetje gjatë këtyre viteve të paparë dhe patjetër ka edhe këngën shumë të bukur, me një mesazh shumë domethënës. Edhe kjo tjetra, që në moshën e Irmës, që ne të gjithë shohim atë Irmën super energjike, po Irma ka një moshë te e cila jo çdo këngëtar mund të këndojë, jo çdo këngëtar mund të dali në skenë, të përformojë në ato nivele”, tha ai.

Më tej, sa i përket klikimeve që janë diskutuar shumë gjatë këtij edicioni, Bezhani theksoi se nuk ka blerë si disa të tjerë.

“U përmenda pa të drejtë, nuk e thanë tamam, tamam që kisha blerë klikime. Ishte diçka e tillë, thuhej: ‘Boom i madh në blerjen e klikimeve, cilët janë këta artistë që po blejnë klikime këtë vit”. Edhe poshtë ishin 5 këngët në atë moment që po flisnim me më së shumti klikime në Këngën Magjike dhe një ndër ato 5 këngë isha dhe unë. Tani unë u revoltova kur e pash atë postim.

Unë e kam thënë publikisht dhe po e them këngës sime i kam bërë marketing. Edhe nuk ka një këngëtar në Shqipëri, që mos t’i bëjë këngës së vetë marketing. Unë vetë bëra marketing me target shqiptar, bëra ‘share’. Unë s’kam marrë klikime se nuk e kam çuar këngën time të dëgjohej në Bangladesh”, shtoi Rei.

të fundit

Messi i jep fund pritjes për gol pas Botërorit, udhëheq Inter Miamin drejt përmbysjes në Kupën e Ligës

Lionel Messi shënoi dy golat e tij të parë që nga Kupa e Botës 2026 për të udhëhequr Inter Miamin…

3 minutes ago

Gani Mehmeti kritikon ankesën e Listës Serbe: Po abuzon me mandatet e garantuara, Kushtetuesja duhet t’ia ndalojë veprimtarinë

Dy ditë para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës më 6 gusht, Lista Serbe ka njoftuar se i…

11 minutes ago

Irani dhe Omani bien dakord për një korridor në Ngushticën e Hormuzit, negociatat në fazën përfundimtare

Irani njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Omanin për krijimin e një rruge detare nëpër Ngushticën e Hormuzit, e…

11 minutes ago

Divjaka në protestë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë! Qytetarët kërkojnë mbështetjen e deputetëve

Banorët e Divjakës kanë zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës natën e gjashtë radhazi të protestës kundër projektit të reformës territoriale,…

12 minutes ago

Kufizohet sot lëvizja e kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e…

21 minutes ago

Sot mbahet mbledhja inauguruese e Legjislaturës së 11-të të Parlamentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të, me fillim nga ora 10:00, në sallën…

22 minutes ago