Categories: kosovë

Kufizohet sot lëvizja e kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se sot do të aplikohet një kufizim i përkohshëm për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë, për shkak të temperaturave të larta të pritshme.

Të lidhura

None found

Masa do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, në kushtet kur parashikohet që temperaturat të kalojnë 32 gradë Celsius.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, këto automjete do të mund të qarkullojnë normalisht, pa kufizime.

Kufizimi nuk përfshin automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente si dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka kërkuar operatorëve ekonomikë dhe ngasësve të zbatojnë masën dhe të organizojnë lëvizjen e tyre sipas orarit të përcaktuar.

të fundit

Berisha: Mbi 21 protestues përfunduan në spital, për largimin e Ramës duhet vetëm protesta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, duke pretenduar se mbi 21…

59 seconds ago

Dëbora mbulon zonën e Kalimashit, borëpastrueset nisin ndërhyrjen në Rrugën e Kombit

Reshjet e dëborës kanë nisur në zonën e Kalimashit, pranë tunelit, si dhe në disa segmente të Rrugës së Kombit,…

2 minutes ago

28 Nëntori rikthen vëmendjen te sfidat e shqiptarëve në rajon, kërkohet bashkëpunim më i madh nga Prishtina dhe Tirana

28 Nëntori, përtej simbolikës së bashkimit kombëtar, rikthen në vëmendje edhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë jashtë…

5 minutes ago

De Rossi i beson Mario Mitajt në përballjen e madhe ndaj Interit

Mario Mitaj dhe Daniele De RossiNdërsa na ndajnë edhe pak minuta nga startimi i ndeshjes Inter – Genoa, e vlefshme…

23 minutes ago

Fox News raporton për protestat në Tiranë: Demonstruesit përplasen me policinë dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Protestat e sotme ne Tirane ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat raportojnë për përshkallëzimin e situatës. “Protestat e…

26 minutes ago

VIDEO/ Uji me presion godet zonën e mediave gjatë protestës së 28 Nëntorit, rrëzohen gazetari dhe operatori

Një incident është regjistruar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, ku autoboti i policisë ka hedhur ujë me…

27 minutes ago