Moderatorja e njohur, Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, ditën e djeshme konfirmuan se po bëhen prindër për herë të parë.
Pas shumë aludimeve, çifti përmes disa fotografive shumë të bukura dhanë lajmin e ëmbël.
Ndërkohë, sot kanë nisur pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht në Dubai.
Duket se këto do jenë pushimet më të veçanta të Marinës dhe Getit, pasi janë në pritje për t’u bërë prindër.