Billie Eilish dhe i dashuri i saj, Matthew Tyler Vorce janë ndarë. Ka qenë aktori 30 vjeçar që ka konfirmuar se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtaren 20 vjeçare. Ai mohoi thashethemet se shkaku i ndarjes ka qenë tradhtia nga ana e tij. “Askush nuk mashtroi askënd.”, u shpreh ai.
“Marrëdhëniet marrin fund. Krijimi i thashethemeve dhe gënjeshtra në internet është e rrezikshme. Fakti që mijëra njerëz marrin kohë nga dita e tyre për të shkruar gjërat më të urryera për dikë që nuk e njohin, është gjëja më e ulët që mund të bëni,” shkroi aktori.
Eilish nuk e ka komentuar publikisht ndarjen.