Besojmë që duhet ta keni lexuar apo dëgjuar diku gjatë këtyre ditëve që Leonadrdo DiCaprio dhe Gigi Hadid po përfliten për një lidhje të mundshme. Epo mesa duket çdo gjë është e vërtetë, aktori dhe modelja janë bashkë! Këtë e ka konfirmuar një burimi i afërt me to për “Us Weekly”, duke na treguar më shumë mbli lidhjen e tyre:
“Leo mendon sigurisht që ajo është shumë e bukur, por edhe një vajzë shumë e zgjuar dhe tepër “cool”, që ka një qasje shumë të kulturuar dhe të edukuar për jetën”
Aktori i Tianic dhe modelja 27-vjeçarje janë zyrtarisht me njëri-tjetrin sipas këtij burimi dhe kanë shumë miq të përbashkët, ndërsa të gjithë janë të lumtur që ato janë bashkë, edhe pse ka ardhur pak si surprizë.
Nga ana tjetër, i njejti burim thotë se DiCaprio është shumë i vetëdijshëm për “namin” që ka, për faktin që i ka pasur parternet të gjitha jo më shumë se 25 vjeç.
“Leo nuk thotë gjë në lidhje me këtë, por është e qartë që ai ka një tip që pëlqen, ose të paktën e ka pasur deri më tani”- shprehet burimi, duke ju referuar edhe faktit që Hadid është një përjashtim nga “rregulli i 25”- “Megjithatë ai tani është pothuajse 48 vjeç dhe është duke i menduar gjërat, madje edhe miqve të tij i është shprehur se nuk është më i interesuar në jetën si playboy.”
Fillimisht marrëdhënia mes Leo-s dhe Gigi-t u tha se ishte diçka shoqërore, por gjërat ndryshuan pas 10 shtatorit, kur ish-modelja e Victoria’s Secret u pa në një festë pas Javës së Modës në New York, pikërisht me DiCaprio-n, teksa qëndruan bashkë gjatë gjithë kohës dhe mbanin edhe duart.
Ndërkohë, sa i përket hiistorive të shkuara, kujtojmë se DiCaprio këtë verë i dha fund lidhjes disa-vjeçare me 25-vjeçaren Camila Morrone, ndërsa Gigi është që prej tetorit të 2021 single, të paktën me aq sa dihet publikisht, kur u nda nga këngëtari Zyan Malik, me të cilin ka edhe një vajzë, Khai-n.