Konfirmohet largimi i Ori Nebiaj dhe Isli Islamit nga emisioni, ku do t’i shohim moderatorët

Ori Nebiaj dhe Isli Islami nuk do të zgjohen më herët për “Wake Up”, sepse në ekran do të na shoqërojë dikush tjetër.

Dy moderatorët shumë të dashur për publikun, që na kanë shoqëruar prej vitesh çdo mëngjes, tashmë kanë plane të tjera për karrierën e tyre, ashtu siç ka plane edhe “Top Channel” për të sjellë ndryshime në ekran.

Duke nisur nga shtatori, moderatori dhe autori i ri i “Wake Up” do të jetë Blendi Salaj.

Lart e poshtë thuhet se Ori do të prezantojë “Për’puthen” ndërsa Islin do ta shohim në prezantimin e “Dancing with the Stars” ose si konkurrent ose si prezantues në “Gold Room”. Megjithatë, pritet ende të konfirmohen këto lajme.

Më herët, Ori zbuloi në një intervistë se “Wake Up” dhe “Pushime On Top” janë dashuritë e saj më të mëdha që ka në Top Channel.

“Wake Up dhe Pushime On Top janë dashuritë e mëdha që kam në Top Channel por në këtë sezon kulmoi produksioni që u realizua për 20 vjetorin, Endërrtjerrësit. Një emision nostalgjik dhe shumë emocionues ku të gjithë kujtuam dashurinë dhe lidhjen e ngushtë 20 vjeçare që kemi pasur me ekranin më të dashur të shqiptarëve nga dita e parë e transmetimit Live e deri më sot. Për mua të isha mikpritja në shtëpinë prej xhami ku të gjithë Ënderrtjerrësit kujtuan dhe treguan sfidat e tyre në 20 vite ishte absolutisht privilegj dhe krenari. U ndjeva e nderuar”, ka thënë më herët moderatorja.