Klodiani i drejtohet me fjalë të ashpra Albës: Je bo si kasetë e prishur

Mbrëmjen e djeshme, gjatë “Darkës së Nominimeve”, në shtëpi nuk kanë munguar debatet.

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer mes Klodianit dhe Albës, e cila ka shkuar deri në përdorimin e fjalëve ofenduese.

Në një moment, Klodiani i kërkonte vazhdimisht Albës të mos fliste aq shumë dhe t’i linte pak hapësirë për t’u shprehur edhe ai, por duket se ajo nuk e mori parasysh kërkesën e tij dhe vazhdoi të fliste.

I acaruar, Klodiani iu drejtua me fjalët: “Je bërë si kasetë e prishur, pa u ndalur.”


Shtuar 28.11.2025 16:07

Tags: ,